Maska me avokado që do t’ju bëjë të harroni botoksin

Për trajtimin e tyre femrat përdorin metoda të ndryshme. Maska me kakao dhe avokado është ajo për të cilën keni nevojë.

(konica.al)- Një fytyrë pa rrudha e bën të duket gjithmonë bukur një femër. Por, si çdo gjë tjetër edhe rrudhat e fytyrës janë në proces natyral që ndodhin në një moshë të caktuar. Për trajtimin e tyre femrat përdorin metoda të ndryshme. Alternativat natyrale janë zgjidhja ideale. Maska me kakao dhe avokado është ajo për të cilën keni nevojë. Kakao është e pasur me antioksidantë dhe mund të pengojë në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e rrudhave në fytyrë. Atë mund ta përdorni zakonisht në kuzhinë, por ajo mund të përdoret edhe në kozmetikë. Më poshtë ju paraqesim me një recetë për përgatitjen e një maske shumë të efektshme që ju ndihmon të fshihni rrudhat.

PËRBËRËSIT:

1 avokado

3 lugë çaji kakao

2 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanellë

PËRGATITJA:

Fillimisht qëroni avokadon dhe vendoseni në një enë. Prejeni në copa të vogla dhe shtypeni atë me anë të një piruni. Më pas shtoni në të kakaon, mjaltin dhe kanellën. Nëse dëshironi, mund t’i vendosni në një blender. Miksojini ato duke krijuar një lloj paste. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 10 deri në 15 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Rekomandohet që maskën ta përdorni dy herë në javë.