Pas kemioterapisë, lëngu i panxharit!

Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Ukrainë, sepse ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për të gjithë organizmin.

(konica.al)- Lëngu i fermentuar i panxharit është një recetë tradicionale ruse, shumë e dobishme për shëndetin. Ajo përmban përbërës që aktivizojnë funksionin e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve. Ajo është bërë nga fermentues të bukës dhe panxharit. Sipas disa studiuesve dhe mjekëve, pirja e këtij lëngu ndalon zhvillimin e tumoreve malinje, pastron mëlçinë dhe gjithë organizmin nga toksinat e dëmshme, eliminon kapsllëkun dhe probleme të tjera me zorrët.

Ilaçi tradicional rus konsiderohet më i miri për hipertensionin, sepse normalizon presionin e gjakut (e ul atë) për një periudhë më të gjatë kohe, dhe është gjithashtu i dobishëm për arteriosklerozën. Lëngu i fermentuar i panxharit është shumë i mirë edhe pas kemioterapisë agresive. Receta është me të vërtetë e lehtë me përbërësit natyralë që gjenden shumë lehtë.

 

PËRBËRËSIT:

Kavanoz qelqi 3 litra (një enë prej balte, është edhe më mirë)

700 g panxhar i qëruar

2 lugë miell ose 2 copa bukë të zezë, ose thekre

200 g sheqer (ose mjaltë)

100 g rrush të thatë

 

UDHËZIMET:

Së pari, duhet të lani dhe qëroni panxharin, priteni në kuba të vegjël ose feta të holla, vendoseni në një kavanoz të pastër, ose enë prej balte. Shtoni rrushin e thatë, 2 lugë miell dhe 200 g sheqer. Mbushni kavanozin me ujë të zier më parë dhe të ftohur, dhe përziejini të gjitha së bashku. Mbylleni kavanozin prej qelqi me mbulesë plastike ose vendosni edhe një garzë të palosur më dysh sipër dhe lëreni atë në një vend të ngrohtë për 6-7 ditë. Sigurohuni që ta përzieni dy herë në ditë dhe të hiqni shkumën kur është e nevojshme. Pas 7 ditësh, kullojeni përzierjen me një napë të hollë dhe ja ku e keni lëngun e fermentuar të panxharit. Mbani lëngun dhe hidheni pjesën tjetër. Shija do të jetë pak e athët dhe e kripur, por ajo është e shëndetshme për trupin dhe gjakun.

 

SI TA PËRDORNI DHE SI TA RUANI:

Ju duhet të pini 3-4 lugë gjelle 3 herë në ditë, para ushqimit. Pini të gjithë sasinë e lëngut dhe mëlçia juaj do të pastrohet. Pastaj, ju duhet të bëni një pushim prej 3 muajsh dhe përsëriteni të njëjtin trajtim. Përsëri bëni një pushim prej 3 muajsh dhe përsëriteni trajtimin për herë të tretë. Pas një viti, mëlçia juaj do të pastrohet plotësisht. Ju duhet ta mbani pijen në frigorifer.

 

NË LIDHJE ME METODËN:

Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Kiev dhe Lugansk, sepse ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për gjithë organizmin. Dhe kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për hipertensionin dhe arteriosklerozën.

 

KUNDËRINDIKACIONET:

Nuk rekomandohet për ata që kanë probleme të veshkave, probleme me traktin gastrointestinal në fazë akute. Në këto raste, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun. Duhet të jeni të kujdesshëm në qoftë se keni tension të ulët./shije