Hudhra “çudibërëse” në recetën e murgut tibetian

që përsëritet vetëm një herë në vit

(konica.al)– Ilaçi natyral me të cilin do t’ju njohim është shumë i vjetër, i përdorur prej më shumë se pesë mijë vitesh, dhe është zbuluar nga një murg tibetan.

Ekspertët pohojnë se është ilaçi më i fuqishëm natyral i cili mund t’ju ndihmojë të parandaloni dhe të trajtoni të gjitha problemet e shëndetit tuaj. Megjithatë, përdorimi i tij lejohet vetëm një herë në vit.

Përbërësi kryesor i këtij ilaçi magjik është hudhra. Ajo ka veti shëruese dhe përdoret gjerësisht për probleme të ndryshme shëndetësore. Është konfirmuar shkencërisht se përbërësi aktiv i hudhrës, allicini, vepron ashtu si ilaçi në uljen e presionit të gjakut.

PËRBËRËSIT:

350 gr hudhër

200 ml alkool (ose rum)

PËRGATITJA:

Qërojini hudhrat dhe hidhini ato në një gotë me alkool. Më pas, transferojini ato në një shishe qelqi të sterilizuar dhe lëreni mënjanë për 10 ditë. Më pas, kullojeni atë me anë të një kullese dhe kalojeni lëngun në shishe përsëri, pasi e keni larë dhe pastruar atë mirë. Shtoni në një gotë me ujë 2 deri në 3 pika nga ky ilaç.

Pijeni atë në mëngjes esëll, në drekë dhe në darkë, para se të hani. Kjo sasi ilaçi është e rekomanduar dhe e mjaftueshme për 12 ditë.