Nderi i humbur i Katerina Blumit – Hajnrih Bël

Një roman deri diku mistik. Një histori e cila merret me sensacionalizmin e lajmeve të revistave.

Personazhi kryesor, Katerina Blum, është një shtëpiake e pafajshme, jeta e së cilës është shkatërruar nga një gazetar i fshehtë revistash dhe një hetim policor, ku njeriu me të cilin sapo ka rënë në dashuri rezulton të jetë i kërkuar nga policia për shkak të një grabitjeje bankare.

Libri gjithashtu detajon efektet e rastit ndaj punëdhënësve dhe miqve të Katerina Blum; Z. Blorna, avokati i saj dhe znj. Blorna, një nga projektuesit e bllokut të apartamenteve ku banon Katerina. Lidhja e tyre me Katerinën çon në përjashtimin e tyre nga shoqëria.

Një roman i cili na kujton se çfarë mund të bëjë njeriu për të mbrojtur dashurinë e tij.
Një ngjarje me teknikë dokumentare. Një jetë kthehet përmbys nga lajmet e pavërteta, nga dëshira e lakmia e një gazetari për të fituar emër e pushtet, pa i interesuar në thelb e vërteta, por vetëm mundësia se si të përfitojë sa më shumë prej saj. Katerina, gruaja më e virtytshme, ekonomate e zonja, tregon se si njeriu, kur humbet dikë të dashur, shndërrohet në një makinë kalkulatore, e cila llogarit gjithçka për planin e saj hakmarrës. Si një jetë, në dukje aq normale dhe e thjeshtë, mund të mbajë brenda vetes sekrete aq të mëdha. Një përpjekje egoiste për t’i nxjerrë njeriut të fshehtat me rrënjë e dhëmballë. Shkatërrimi i dy jetëve çon në një tjetër jetë të marrë.

SHKARKO FALAS

Përktheu: ROBERT SHVARC
Botimet ABC