Torturë ndaj kafshëve apo një tendencë e re në modë?

Akrepë të mbuluar me akrilik janë tendenca më e çmendur e artit të thonjve në Meksikë

(Konica.al) – Ka një tendencë të re në Meksikë; arti i akrepëve mbi thonj. E gjitha nisi në një qytet të vogël në shtetin e Durangos, ku marrin akrepë të vegjël nga mali dhe i vendosin si dekorim mbi thonj.

Krijuesja e kësaj tendence është kritikuar ashpër për shkak të mizorisë ndaj kafshëve. Sidoqoftë, shumë femra paguajnë mbi 2 paundë për t’i mbajtur këto insekte si aksesorë. Ato e shohin këtë si diçka tërheqëse dhe të veçantë.