Artikujt që i duhen çdo femre në gardërobë

Këshilla nga ekspertët që do ta bënin çdo femër të dukej tërheqëse

Na pëlqen ose jo, moda është tashmë pjesë e jetës sonë. Ajo na ndikon në nivel shoqëror, psikologjik dhe ekonomik. Ne të gjithë synojmë të jemi tërheqës në sytë tanë dhe të të tjerëve, por është gjithnjë mirë të kemi pak ndihmë dhe këshillat e mëposhtme na e mundësojnë këtë.

Takat e larta

Ato do t’ju ndihmojë të dukeni më e gjatë, të keni një siluetë të bukur, t’ju nxjerrin në pah hiret dhe të fshehin zonat më pak të preferuara tuajat. Këpucët me majë dhe takë të lartë nuk do të dalin kurrë nga stili. Ato i japin një prekje elegante veshjes, pavarësisht nëse jeni veshur thjesht apo moderne. Të gjitha duken bukur me taka të larta.

Një detaj të kuq

Kjo ngjyrë qëndron gjithmonë. E veshur në mënyrën e duhur, do t’ju sigurojë gjithmonë vëmendjen e kujtdo. Kjo vjen nga një instikt i hershëm i pandërgjegjshëm i njeriut i cili tërhiqet nga gjithçka që shkëlqen. Mund ta përdorni mbi buzë, si aksesor ose si ngjyrë dominuese në veshjen tuaj. Diçka e kuqe do t’ju bëjë të tërhiqni gjithnjë vëmendjen.

Fustani i vogël i zi

E zeza është sinonim i sofistikimit dhe vetëbesimit. Fustani i vogël i zi, është veshja më femërore dhe delikate që mund të veshë një femër. Nëse është i shkurtër i shton një prekje sensuale veshjes. Fustani i vogël i zi është diçka që çdo femër duhet ta ketë.

Supi i zbuluar

Është një fakt i provuar që meshkujt i shohin si tërheqëse qafën dhe supet e një femre. Të veshësh një fustan ose bluzë që lë të duket supi, do t’ju bëjë të dukeni më femërore dhe e bukur.

Fustane që komplimentojnë trupin

Pavarësisht masës tuaj, një fustan ose një veshje që ju rri mirë në trup dhe ju komplimenton linjat, do të jetë gjithmonë një aleat i mirë.

Syzet

Zgjedhja e nuancave të duhura nuk është diçka që duhet marrë lehtë. Ato janë një detaj i thjeshtë, por që mund ta bëjnë pamjen tuaj të shkëlqejë ose të harrohet. Bëni pak përpjekje për të gjetur formën dhe stilin e duhur për pamjen tuaj të ditës.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj