A e dini origjinën e pasarelave?

Tani pasarelat e modës janë një simbol i elegancës dhe stilit, por e dini si kanë nisur në fillim?

(konica.al) Pasarelat janë një domosdoshmëri në botën e modës, por e dini si kanë nisur?

Ato i patën fillesat në Francë, në shekullin e 18-të. Sallonet e modës së lartë punësonin modele për të treguar stilimet e tyre. Këto të fundit ecnin përreth me veshjet përkatëse, ndërkohë që klientët pinin çaj dhe hanin canapé (lloj ëmbëlsire).

Në shekullin e 20-të, dyqanet e New Yorkut e përdorën këtë trend për të shfaqur veshjet dhe modën franceze. Këto pasarela të para çuan në krijimin e një tradite në modë. Stilistë si Oskar De La Renta, Christian Dior, Coco Chanel, dhe Yves Saint Laurent e kanë përdorur pasarelën si një mënyrë për të ndarë artin e tyre me modën.