Fotot që provojnë se moda përsëritet, nuk ofron asgjë të re

A ka ndryshuar vërtet industria e modës përgjatë viteve apo ajo që duket si mungesë origjinaliteti është një cikël që përsëritet

(konica.al)-  “Shenja e origjinalitetit më të lartë qëndron në aftësinë për të zhvilluar një ide familjare aq frytdhënëse, sa do të duket sikur asnjë tjetër nuk do ta kishte zbuluar ndonjëherë atë që fshihej në të” thotë Gëte.

Dhe Gëte kishte të drejtë 200 vjet më parë dhe sot shohim që trendet në modë janë thjesht përpunim i të kaluarës. Pa e kuptuar vëmë re se kemi ndjekur në mënyrë të pandërprerë të njëjtin model. Fotot e mëposhtme janë shembulli më i qartë që e vërteton këtë.

 

Phil Stern mbahet mend për portretet e Marilyn Monroe dhe James Dean, dhe kjo foto është marrë në po të njëjtin vit që Dean vdiq. Një pulovër i mbulon fytyrën, duke e kthyer atë në artistin më enigmatik të kohës së tij. Në 2015, Harper’s Bazaar nxorri kopertinën me foton e Lena Dunham nga Nathaniel Goldberg dhe ngjashmëritë janë të pamohueshme.

Fotografi gjerman, Erwin Blumenfeld, njihet për përdorimin e hijeve si pikë avantazhi dhe mbështjelljen e bukurisë së modeleve në vija vertikale. Fotografi norvegjez, Solve Sundsbo, përdori të njëjtin koncept në foton e Marth Hunt-it pë revistën “Lui ”

Solve Sundsbo është kthyer në një burim frymëzimi për fotografët e tjerë. Ai ka kontribuar në disa publikime të modës , si në katalogun “Savage Beauty” të Alexander McQueen-it. Në 2008-ën ai realizoi një shërbim fotografik me modelen daneze, Freja Beha Erichsen, për Harper Bazaar, dhe në 2015-ën, shohim, Natalie Westling, fotografuar nga fotografët gjermanë, Inez dhe Vinoodh me një koncept mjaft të ngjashëm.

 

Fotografi i famshëm, Horst P Horst, ka kapur në objektivin e tij, La Vie Parisienne (jetën pariziane) dhe shoqërinë që sundoi Mekën e modës. Ai është përgjegjës për fotografitë më mbresëlënëse të Gabrielle Channel. Kjo foto ngërthen elegancën dhe natyrën enigmatike të stilistes që ndryshoi botën. Chanel refuzoi të shihte nga kamera dhe fotoja, u publikua në 15 Shkurt, 1954, në revistën “Vogue”. 50 vjet më vonë, Karl Lagerfeld do të fotografonte, Kendall Jenner, me elemente që na kujtojnë portratin ikonik për kopertinën e shtatorit të së njëjtës revistë.

Fotografi gjerman, Helmut Newton, ishte përgjegjës për ndryshimin radikal të stilit të fotografisë në modë, në shek. XX. Në 1985-ën, ai fotografoi Liz Taylor, të zbukuruar me bizhu në pishinën e saj me një papagall të vogël. Në 2014-ën, Patrick Demarchelier, e përsëriti të njëjtën teknikë për “Vanity Fair” me Jennifer Lawrence.

 

Melvin Sokolsky njihet si një fotograf surrealist që luan me proporcionin dhe perspektivën për t’i dhënë modës një prekje ndryshe dhe unike. Ai udhëhoqi seritë e famshme të vajzave në fllucka, në Paris. Piktura e Bosch, “The Garden of Delights” frymëzoi Sokolsky-n. Duke ndjekur satirën në modë, në filmin “Zoolander”, Annie Leibovitz, fotografoi Ben Stiller-in në stilin e Sokolsky-t.

 

Stilistja, Elsa Schiaparelli, njihet për të bërë bashkë ironinë dhe pafajësinë në stilimet e saj surrealiste. Në 1939, ajo hodhi në treg koleksionin që i thurte lavde muzikës me motive muzikore në fustanet dhe aksesorët e saj. Për koleksionin e Valentinos, në 2014-ën, Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli, i transformuan pëlhurat në pentagrame muzikore.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj