Marrëveshja e re sjell për Spotify artistë të suksesshëm

Bashkohen Spotify dhe Universal Music

Platforma Spotify ka nënshkruar një marrëveshje me Universal Music. Dëshira e ndjekësve të platformës është bërë reale për të pasur aty albumet e fundit të artistëve më të suksesshëm.

Spotify synon që me këtë marrëveshje të rrisë të ardhurat e saj falë abonimeve të publikut. Disa nga artistët që i bashkohen platformës falë Universal Music janë Taylor Swift, Adele, Coldplay, Lady Gaga, dhe Kanye West.

Krijuar në 2008-n, Spotify numëron sot mbi 50 milion përdorues me pagesë.