“Messenger M”, risia për bisedat në Facebook

Risia e “Messenger” është prezantuar fillimisht në SHBA

(Konica.al)- “Messenger” ka prezantuar një tjetër risi për përdoruesit e saj “Messenger M”. Në bazë të përmbajtjes së bisedës që realizohet, përdoruesit mund të marrin sugjerime për veprimet e tyre të ardhshme.

P.sh. nëse dikush ju pyet “Ku jeni?”, “M” do të sugjerojë menjëherë vendndodhjen tuaj. Platforma mund t’ju ndihmojë edhe në dërgesa parash, planifikime eventesh, etj. “Messenger M”  momentalisht është duke u provuar tek përdoruesit e iOS dhe Android në SHBA.