Nisin shitjet e modeleve të reja të Samsung Galaxy

Galaxy S8+ 6GB/128GB mund të blihet momentalisht vetëm në Kinë dhe Korenë e Jugut

(Konica.al) – Në Korenë e Jugut kanë filluar të bëhen porositë e para për modelet e reja Samsung Galaxy S8. Pas prezantimit zyrtar të tyre, fluksi i porosive është tejet i madh.

Të pasionuarit pas celularëve mund të porositin modelet me një hapësirë memorie 128GB për vetëm 957 euro. Galaxy S8+ 6GB/128GB mund të blihet momentalisht vetëm në Kinë dhe Korenë e Jugut, teksa pritet që kompania ta hedhë në treg edhe në vende të tjera.

Galaxy S8 kushton 775 euro, ndërsa versioni 4GB i Galaxy S8+ kushton 820 euro.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj