Përmirësime në Facebook për raportimet e postimeve +18

Tashmë përdoruesit do e kenë më të lehtë të raportojnë përmbajtje pornografike

(Konica.al)- Facebook ka pasur gjithmonë akuza për mosmanaxhim të duhur të postimeve me përmbajtje pornografike. Nisur nga kjo, rrjeti social do të implementojë mjete të reja, përmes së cilave përdoruesit do e kenë më të lehtë të raportojnë përmbajtje pornografike.

Raportimet e tyre do të sjellin automatikisht parandalimin e  shpërndarjes së postimeve. Facebook njofton se përdoruesit tashmë do të kenë në dispozicion një opsion të ri për raportimin e postimeve me përmbajtje pornografike apo fotografive intime të publikuara pa lejen përkatëse.