Reklama raciste e Niveas

Firma heq sloganin shqetësues nga reklama për deodorantin

(konica.al)

Firma gjermane e kujdesit për lëkurën, ka kërkuar ndjesë dhe ka hequr një reklamë që u konsiderua diskriminuese.

Pjesë e reklamës ishte slogani “E bardha është pastërti” në imazhin ku shfaqej një femër.

E postuar në faqen e facebookut të firmës, shumë persona në rrjetet sociale e gjykuan postimin si racist. Nivea e pranoi që reklama mund të çonte në përfundime të gabuara.

Pas heqjes së saj, slogani u zëvëndësua me: “Mbaje lëkurën të pastër, mbaje të shkëlqyeshme. Mos lër asgjë ta dëmtojë atë”.

Më tej, një zëdhënës për Nivean u shpreh:” Na vjen thellësisht keq nëse posti ynë ka ofenduar ndokënd. Pasi u kuptua që ai ishte i pavend, u hoq menjëherë. Diversiteti, barazia dhe toleranca janë ndër vlerat themelore të Niveas dhe aktivitetit të saj.”