Rritet monitorimi ndaj videove të ngarkuara në YouTube

Më shumë së 10.000 kanale janë bllokuar për përmbajtjen e videove të ngarkuara

(Konica.al)- YouTube vijon betejën ndaj përdoruesve që vendosin video pa të drejta autori dhe mbi të gjitha me përmbajtje të ndaluara. Më shumë së 10.000 kanale janë bllokuar për këto arsye. Veprimi vjen pas tërheqjes se shumë reklamave nga kanali, pasi ato raportonin se produktet e tyre përfshiheshin në video me përmbajtje ilegale ekstremiste.

Qeveria Britanike, Tesco, McDonald dhe të tjera kompani tërhoqën reklamat nga YouTube muajin e kaluar, çka detyroi Google të kërkonte falje publikisht.

YouTube ka krijuar një staf të veçantë, enkas për monitorimin e videove të dyshuara, të ngarkuara në platformë.