S8 bashkon çmimin me cilësinë

Është lancuar së fundmi risia më e fundit e Samsungut, Galaxy S8

Galaksi S8 dhe S8+ janë telefona që nuk ngjajnë me asnjë aparat tjetër që keni parë deri tani ne treg. Është thjesht i mrekullueshëm.

Është tmerrësisht i kushtueshëm, duke e krahasuar me të gjithë telefonat e gjeneratës së tij, por në një shikim të dytë e kupton mjaft mirë se përse vjen me këtë vlerë.

Ekrani është brilant- shumë i qartë dhe me një rezolucion që e bën shikimin e një filmi njësoj si në kinema dhe për mos të përmendur faktin që ka një ekran më të madh se sa iPhone 7 Plus, me tenologji GSM,HSPA,LTE; me dimensione 148.9 x 68.1 x 8 mm (5.86 x 2.68 x 0.31 in); është me dy karta dhe me një kartë në shitje;  IP68 i certifikuar – kundër pluhurit/ ujit deri në  1.5 metër thellësi për një kohëzgjatje pre 30 minutash.

Galaksi S8 nuk është edhe aq perfekt. Në momentin që ty të duhet të hapësh ekranin, duket të marrësh parasysh mënyrat se si duhet ta bësh. Pra nëse ti dëshiron që ta kesh duket t’i përgjigjesh një pyetje shumë të rëndësishme, duke qenë se jemi në epokën e internetit, ku të dhënat tona janë më të pambrojtura se kurrë, a jeni të gatshëm të skanoni irisin e syrit tuaj për t’i bërë unlock celularit tuaj?

Epo edhe pse vjen me një çmim relativisht nga më të lartët në tregun e telefonisë, prej 724.99 dollarësh, avantazhet e tij në bazë dhe të cilësisë që ofron, është mëse i pranueshëm.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj