“Smartify”, tani një Shazam edhe për fotot

Aplikacioni më i ri që do t'ju mundësojë çdo informacion për pikturat tuaja të preferuara

(Konica.al)- Sa herë ju ka ndodhur t’ju pëlqejë një pikturë, por të mos ia gjeni dot titullin?

Tani nuk do ta keni më këtë shqetësim. Aplikacioni më i ri në telefonat smartphone, do ta bëjë këtë për ju. “Smartify” është aplikacioni, që nisur nga muaji maj, do të funskionojë si një kurues digjital.

Nëse fotografoni një pjesë të pikturës që ju pëlqen, aplikacioni do të identifikojë titullin e saj, autorin, materialet e përdorura dhe çdo informacion tjetër shtesë.  Smartify ka një bazë të dhënash të pikturave më të rëndësishme që gjenden nëpër muze të ndryshëm në botë dhe do të jetë një mënyrë interesante për t’u lidhur me artin dhe teknologjinë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj