Truket që do t’ju largojnë lodhjen nga fytyra

5 këshilla për një portret më të freskët

(konica.al)

Ekziston ajo lloj lodhjeje kur ndiejmë nevojën e një kafeje, por edhe lloji kur as tri të tilla nuk mjaftojnë për të na risjellë në formë. Në mëngjeset kur zgjohemi të lodhur, do të provonim çdo mundësi për t’u dukur sy-hapur, të kthjellëta dhe ndriçuese. Për këtë na vjen në ndihmë artistja e make up-it, Joann Solomon, me disa këshilla eksperteje, që do t’i japin fytyrës më shumë jetë.

  1. Eksfolioni

Lëkura e thatë dhe e ashpër, e bën fytyrën të duket e lodhur pavarësisht sa të çlodhura jemi. Hidhini ujë të ftohtë fytyrës për të larguar fryrjen dhe më pas aplikoni pastruesin mbi lëkurë me një furçë për fytyrën.

  1. Kërkoni për një trajtues të fuqishëm për tërheqjen e lëkurës.

Kremrat për qeskat poshtë syve përmbajnë një formulë të koncentruar që ka si qëllim shtrëngimin dhe tërheqjen e lëkurës së lodhur poshtë syve.

  1. Vendosni solucion për të fiksuar make up-in

Sytë e lodhur kanë tendencën të lotojnë. Aplikoni një solucion të posaçëm për të ndaluar rrjedhjen e make up-it, më pas përdorni një nuancë të butë në ngjyrë të florinjtë me pak shkëlqim. Ngjyra do të shtojë ngrohtësi në pamjen tuaj dhe shkëlqimi do t’i nxjerrë sytë në pah.

  1. “Dredhoni” me qerpikë që thërrasin: “Jam zgjuar”

Lakojini qerpikët duke nisur nga baza për të vijuar drejt gjatësisë. Më pas, aplikoni rimel kundra ujit (sepse siç e thamë, sytë e lodhur lotojnë) me një lëvizje nga poshtë lart duke filluar nga qoshja e brendshme.

  1. Mbajeni lëkurën të hidratuar me një rouge kremos për mollëzat.

Vendosni buzëkuqin më të gëzueshëm, pastaj shpërndani një rouge kremoz në mollëza me një lëvizje nga poshtë-lart. A zgjat rouge-i? Sigurisht.

Sipas ekspertes, ky është hapi i fundit dhe ju jeni gati për të shkëlqyer.

Asnjë nuk do të mund të gjejë gjurmë lodhjeje në fytyrën tuaj.