ATP çel aplikimet për pronarët, ja formulari

Agjencia e Trajtimit te Pronave ka çelur procesin e aplikimit për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Subjekti përfitues apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë ATP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur. Ndërkohë që urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së është ngritur grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Formulari për aplikim është Formulari

Brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura dhe brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës: a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi; b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen; c)  njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mos përfshirjes. Kostoja e aplikimit është vetëm  2,000 lekë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj