Bilanci/ Më shumë kancer sesa martesa

Sipas një bilanci të kryer nga “Macmillan Cancer Support”, u vërtetua se të prekesh nga kanceri është bërë më e zakonshme se sa të martohesh, apo të lindësh fëmijë.

Ky studim i bërë në Britani, nxorri në pah se gjatë vitit 2014 janë diagnostikuar 361,216 raste me kancer, krahasuar me 289,841 martesa që janë bërë këtë vit.

Tashmë rastet me kancer janë po aq të zakonshme sa diplomimi në universitet dhe lindja e një fëmije.

Në vitin 2015, në Angli dhe Uells 271,050 gra janë bërë nëna për herë të parë, ndërkohë që janë diagnostikuar 319,011 raste të reja me kancer.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se gjatë dekadës së fundit, më shumë se 1.2 milionë njerëz janë diagnostikuar me kancer nën moshën 65 vjeç.

Këtu përfshihen 343,000 njerëz në Britani të cilët janë diagnostikuar me kancer në të 20-tat 30-tat dhe 40-tat mes viteve 2006-2015.

Ndërkaq, Lynda Thomas, shefe ekzekutive e Macmillan Cancer Support, thekson: “Kanceri të ndryshon jetën, por jo gjithmonë është fundi i jetës. Jeta vazhdon edhe me kancer – je përsëri baba, motër, gjysh apo shok”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj