Blair: Britania mund të vijojë të mbetet në BE

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka deklaruar se Britania mund të mbetet ende në BE.

“Ka shumë mundësi dhe rëndësi që ‘Brexit’ të mos ndodhë pasi kohët e fundit duket qartë se dalja nga BE-ja e dëmton Britaninë ekonomikisht dhe politikisht”, është shprehur Blair.

Blair, i cili është një mbështetës i fortë i qëndrimit të Britanisë në BE, u shpreh se udhëheqësit evropianë janë të gatshëm të bëjnë kompromis për lëvizjen e lirë të njerëzve si mënyrë për të shmangur largimin e Britanisë nga blloku.

Nga ana tjetër ish-kryeministri David Cameron nisi referendumin e “Brexit” si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj udhëheqësve evropianë që të bëhen më të ashpër ndaj politikave të emigracionit pas rritjes së ankesave në Mbretërinë e Bashkuar se emigrantët nga Evropa lindore po rrëmbenin vendet e punës së vendasve.