Fruti që parandalon infarktin

Benefitet që sjell konsumimi i pjeprit janë të shumta, por po përmendim disa prej tyre. Së pari, ‘fruti i ëmbël’ ul stresin dhe mërzitjen, parandalon plakjen e parakohshme dhe mbi të gjithash ‘lufton’ të nxehtin e stinës.

Përbërja e tij është e domosdoshme për organizmin, duke qenë se është i pasur me kalcium, hekur, fosfor, vitaminë A dhe C.

Për më tepër ky lloj fruti do ju japë njëherë e përgjithmonë fund problemeve me veshkat dhe do të përmirësojë shikimin.

Por… benefitet e pjeprit nuk përfundojnë këtu! Ai ofron shumë vlera ushqyese për kockat dhe dhëmbët, mbron shëndetin e zemrës duke parandaluar infarktin. Kjo e fundit është edhe më e rëndësishmja dhe shumë prej jush mund të pyesin se si… Epo kjo ndodh falë ‘adenosinës’, një substancë natyrale që mundëson qarkullimin normal të gjakut në trup.

Tani që e mësuat rolin e tij në organizëm, shfrytëzojeni sa më shumë këtë informacion në dobi të mirëqenies suaj…