Italianët të frikësuar nga droga shqiptare

Mediat italiane kanë sjellë në fokus sërish çështjen e drogës shqiptare. Pako me marijuanë kanë mbushur bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi. Këtë situatë e kanë përcjellë banorët e zonës, të cilët janë alarmuar kur kanë parë drogën.

Hipoteza më e mundshme është se origjina e drogës që e ka nxjerre deti në breg është nga Shqipëria, por po hetohet edhe nga vendet te tjera te Ballkanit.

Po të njëjtat burime shtojnë se sasia e nxjerrë ne breg i kalon 100 kg, ndërkohë qe dyshohet se destinacioni ishte Abruzzo. Dyshohet se vlera e drogës i kalon 350 mijë eurot.

Ende nuk dihet nëse pakot me drogë janë lënë qëllimisht, apo ndonjë anije apo skaf ka humbur rrugën, në tentativë për ta trafikuar.