Kanceri i prostatës? Ja cilët meshkuj janë më të rrezikuar!

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët britanikë, është vënë në dukje se meshkujt që janë më të rrezikuar të vdesin nga kanceri i prostatës, janë meshkujt që janë të gjatë, kjo pasi shkencëtarët gjetën një lidhje shumë të fortë mes gjatësisë dhe tumoreve vdekjeprurëse.

Kanceri i prostatës rritet me 21% për çdo 10 cm më shumë krahasuar me gjatësinë mesatare të një mashkulli dhe mundësia e vdekjes nga ky kancer në këtë rast është 17%.

Ekziston edhe një lidhje tjetër e ngjashme me të parën, ku madhësia e belit, ka të bëjë shumë me rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës. Çdo 10 cm më shumë në perimetrin e belit, lidhet me 18% më shumë rrezik të vdekjes nga kanceri i prostatës.

Dr. Aurora Perez-Cornago, autorja kryesore e studimit, nga Universiteti i Oksfordit thotë:

“Zbuluam se një peshë trupore e shëndetshme tek meshkujt lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe vdekjes nga kjo sëmundje vite më vonë. Lidhjet e vëzhguara për obezitetin mund të jenë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve tek meshkujt obezë, që ndikojnë duke rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës”.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj