Koreja e Veriut kërcënon Trump: Tërhiq trupat ose…

Koreja e Veriut ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundrejt Trump, kësaj here duke e kërcënuar se do të masakrojë mijëra trupa amerikanë të vendosur në Korenë e Jugut nëse Donald Trump vazhdon të kërkojë konfrontim ushtarak.

Ky shtet totalitar ka pohuar se raketat e tij mund të ndërmarrin një sërë sulmesh ushtarake amerikane në Gadishullin Korean.

Të premten, ushtria amerikane hapi një seli të re në garnizonin në Pyeongtaek – vetëm 200 milje në jug të kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenianit.

Por një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut tha se baza nuk do të shpëtonte trupat amerikane nga asgjësimi.

“Sa më e madhe të jetë baza ushtarake amerikane, aq më efikase do të jetë për ushtrinë tonë të godasë objektivat”, i tha ai Agjencisë Qendrore të lajmeve të shtetit komunist.

Aktualisht rreth 25,000 ushtarë amerikanë janë vendosur në kampin Humphreys.