Kuksianët qajnë hallet, Kodheli: Kujdes me duhanin, po na digjni pyjet

Deputetja e PS-së në Kukës, Mimi Kodheli vijoi turin e dëgjesave me banorët e fshatit Shtiqën në Kukës. Gjatë takimit, Kodheli u ka kërkuar të kenë kujdes kur pinë cigare, sepse po i vënë zjarrin pyjeve.

Sipas PS-së, “disa nga problemet e banorëve të kësaj zone të ngritura gjatë këtij takimi ishin, problem i rrugëve, kanaleve kulluese, gropave septike etj. Kodheli iu sugjeroi atyre që të jenë të bashkuar dhe të ngrejnë zërin në mënyrë të organizuar në lidhje me këto probleme. Ajo këshilloi banorët që në mënyre të organizuar të bëhen pjesë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe të shohin se çfarë bëhet me këtë problem.

Po ashtu znj. Kodheli i kërkoi të gjithë banorëve të jenë edhe vetë më të ndërgjegjshëm, pasi në shumë raste zjarret që tashmë janë kthyer në problem,vijnë në të shumtën e rasteve, për shkak të pakujdesisë së njërëzve gjatë konsumimit të duhanit.”

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj