Mediat serbe: Vuçiç zemëroi Rusinë

Tabloidi serb në numrin e tij më të ri shkruan se presidenti serb, Vuçiç, i ka hapur luftë Rusisë me rastin e vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vuçiç në luftë me Rusinë”, është titulli i shënueshëm i kësaj të përditshme e cila njofton për takimin mes presidentit serb dhe nënpresidentit amerikan në Uashington.

Sipas këtij mediumi, presidenti serb e ka mbështetur politikën e BE-së dhe NATO-s.

E gjitha kjo vjen pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e vetme, dhe të mos ndikohet nga asnjë fuqi botërore.