Meta në rolin e presidentit, do i duhet të pajtojë gruan me Ramën

Roli i presidentit konceptohet si faktor ekuilibri në jetën e vendit. Thënë ndryshe, kryetari i shtetit përfaqëson unitetin e popullit. Roli i tij është mjaft vendimtar, pasi i duhet që në periudhë krizash dhe jo vetëm, të afrojë opozitën me qeverinë. Ndonëse tashmë stafetën ai ia ka kaluar bashkëshortes, Meta duhet të mendojë me mjaft vigjilencë që të luajë rolin e tij institucional por edhe të shërbëjë si një urë lidhëse në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë çaluar prej kohësh mes LSI-së, ku në krye qëndron bashkëshortja e tij, me kryeministrin Rama.

Kur Kryemadhi mori drejtimin e LSI-së, bashkëshorti i saj nuk i vodhi vëmendjen, përkundrazi, zgjodhi heshtjen dhe “indiferencën”. Pas triumfit të gruas, a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Metën?! Ajo që mbetet mister lidhet me faktin nëse Monika Kryemadhi do të ketë një vend në lozhet e Kuvendit, apo tek ulëset e rezervuara për partitë politike?

Pas kalimit të stafetës gruas së tij, Metës i duhet tashmë të përballet me përgjegjësi të reja, sikundër duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me kryetaren e LSI-së, për ta pajtuar me kryeministrin Rama. Në pamje të parë duket si një ekuacion me shumë të papritura, por tashmë loja në këtë trinom vërtitet.

LSI-ja do të jetë një opozitë e fortë, e sinkronizuar apo jo me PD-në, në luftë apo jo me të, pra një luftë tre polare. Vlen të theksohet fakti se me Ilir Metën, në një mënyrë të paprecedentë, Shqipëria fitoi një garanci, ku për zgjidhjen e krizës nuk do të jetë më e nevojshme ndërhyrja dhe dhënia e kontributit të pakursyer nga ana e ndërkombëtarëve, por do ti zgjidhë vetë ai në cilësinë e presidentit.

Ilir Meta, në rolin e bashkëshorit, duhet të bindë Monika Kryemadhin për tu pajtuar me Ramën. Me shumë gjasa nuk pritet një zhgënjim nga ana e Metës për të dështuar totalisht, kjo vetëm nëse ndodh ndonjë skenar me surpriza.

Në pamje të parë duket paksa ironike fakti që Metës, tashmë në rolin e presidentit, të bindë gruan e tij, me një mision me jo pak përgjegjësi në LSI, për ta pajtuar me kryeministrin Rama, pas kapërcimit të krizave.

Nëse Meta nuk e çon këtë mision deri në fund, ai do të jetë një president i dobët. Kryemadhi nuk është se gëzon një simpati të madhe ndaj Ramës, sikundër dhe anasjelltas. Ndodhur në një rrugë pa kthim, Metës i duhet që të ruajë autoritetin, por edhe ta pajtojë me kundërshtarin e betuar.

U bë pak kohë që Meta ka “kyçur” gojën dhe çëlësin magjik nuk dihet se ku e ka hedhur. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ai s’ka folur më. Pistat që ngremë është nëse kjo ka ndodhur për shkak të presionit ndërkombëtar, ose Meta, si një politikan karriere ka zgjedhur armëpushimin.

Pas një fushate mjaft të tepruar, referuar deklaratave dhe akuzave thumbuese, Meta tashmë i është gëzuar pushimeve dhe me shumë gjasë ai ka patur një handikap të flasë kundër qeverisë.