Pritet rikthimi i ditëve të nxehta

Nga dita e mërkurë pritet rikthimi i temperaturave të larta, njoftojnë metrologët.

Derisa dita e hënë dhe e martë do të jenë relativisht të freskëta, të mëkurën mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.