Probleme me frymëmarrjen? Ja disa ushtrime që mund t’i bëni në shtëpi

Çdo individ me probleme frymëmarrjeje duhet që të marrë këshilla për ushtrime. Një rutinë bazë efektive është që personi të vendosë njërën dorë mbi pjesën e poshtme të barkut dhe tjetrën në pjesën e sipërme të kraharorit. Udhëzojeni që të nxjerrë barkun jashtë ndërsa merr frymë ngadalë dhe me qetësi, plotësisht nga hunda.

Me kalimin e moshës dhe ndërsa pjesa torakale e shtyllës kurrizore fillon të bllokohet, fillon kompensimi i frymëmarrjes. Ne e konsiderojmë frymëmarrjen si diçka që kryhet automatikisht.

Por frymëmarrja është një nga lëvizjet më thelbësore për trajtimin jo vetëm të stabilitetit të shtyllës kurrizore dhe dhimbjes muskulo-skeletore, por edhe lodhjes kronike dhe ankthit. Ka një numër teknikash dhe mënyrash që ju mësojnë të merrni frymë, si joga, tai chi, fitnes fashial dhe forma të ndryshme rehabilitimi funksional. Trajtimi i çrregullimeve dhe të mësuarit e mënyrës së duhur për të marrë frymë janë thelbësore për një shëndet optimal dhe për kryerjen e aktiviteteve sportive.

Nga Petrit Drini, fizioterapist