Rama në Kongresin e Naftës: Kemi akoma burime të pashfrytëzuara

Në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës (WPC), në Stamboll, që është takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit, kryeministri Rama theksoi se edhe vendndodhja gjeografike e Shqipërisë e bën atë pjesë të projekteve të mëdha, siç është TAP. Kryeministri Rama tha se vendi ynë ka rezerva të mëdha e të pashfrytëzuara të naftës.

Rama tha se Shqipëria mund të jetë një front i ri për burimet e naftës nisur nga pasuritë e mëdha natyror që ka.

“Besoj se kemi të gjitha mundësitë për ta bërë Shqipërinë një front të ri të naftës. Kemi rezerva dhe burime të mëdha ende të pashfrytëzuara. Sektori energjetik për qeverinë tonë është prioritet strategjik Duhet të punojmë së bashku për t’ia dalë me sukses”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj