Reuteurs: Lideri i ISIS është gjallë

Edhe pse u raportuar para pak ditëve se Abu Bakr al-Baghdadi vdiq, agjencia prestigjioze e lajmeve Reuteurs raporton se kreu i ISIS është gjallë.

Agjencia citon një zyrtar të lartë kurd të kundërterrorizmit sipas të cilit ka të dhëna se al-Baghdadi është gjallë dhe ai ndodhet në jug të qytetit sirian të Raqqas.

“Baghdadi është përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdekur. Kemi informacione se është gjallë. Ne besojmë 99% se ai është gjallë”, citon “Reuters” zyrtarin kurd Lahur Talabany.

Sipas këtij zyrtari ISIS po ndryshon taktikën dhe pavarësisht goditjeve të rënda që ka marrë dhe moralit të rënë, do të duhen edhe 3-4 vjet që ai të eliminohet.

Vdekja e liderit të ISIS u njoftua nga forcat ruse e më pas u pranua nga disa burime. U tha se ai mbeti i vrarë në Deir az Zor, por deklarimi i zyrtarit kurd i jep çështjes tjetër drejtim.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj