‘Saga e Lezhës’/ Bushi refuzon mandatin. I dënuari i PD-së drejt Kuvendit

Listat e kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës në vitin 2013, vijojnë të hapin probleme me kalimin e mandatëve.

Mandati i deputetit të ndjerë të LSI, Gjovalin Kadeli pritet ti kalojë PD, pasi Kadeli kur mori mandatin ishte me logon e demokratëve dhe më pas u bashkua me LSI.

Sipas rradhës në listat e 2013, mandati i Kadelit pritet ti kalojë Artan Bushit.

Bushi do të ishte deputet deri në shtator, pra deri në krijimin e qeverisë së re dhe me çeljen e legjislaturës së re të Kuvendit.

Por Artan Bushi përmes një shkrese drejtuar KQZ-së, ka refuzuar të marrë mandatin e Kadelit.

Mandati pritet ti kalojë Zef Maçit. Ky i fundit është aktualisht drejtor i Ujësjellësit në Lezhë.

Maçi rezulton të jetë dënuar në vitin 2001 për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, i dënuar me 5000 lekë gjobë, por sipas KQZ nuk e pengon të marrë mandatin e Gjovalin Kadelit.