Shoferi i dehur merr para dy mjete në Durrës

Referuar një aksidenti ndodhur një ditë më parë, uniformat blu bëjnë me dije se shkaktar është bërë një shofer i dehur, i cili ka marrë para dy mjete. Drejtuesi i mjetit, një shtetas 40-vjeçar, tashmë është vënë në pranga.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Hasan Bregasi, 41 vjeç, banues në Plazh. Më datë 16.07.2017, rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”, duke drejtuar mjetin tip Fiat ka goditur mjetet tip Benz dhe Ford me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R.

Bregasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur”, deklaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj