Skandali i mishit të kalit/ Arrestohen 66 persona në Spanjë

Europol, Agjencia Policore Evropiane, ka bërë të ditur se ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mishin e kalit, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum njerëzor.

Mësohet se Europol, ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe vetura luksoze, pas një skandali që tronditi vendet evropiane.

Rezultatet e një testimi që ishte kryer në vitin 2013 në Irlandë, tregonin se disa produkte që shiteshin si mish i lopës, kishin 100 përqind përbërje të mishit të kalit.

Policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian, njofton REL.