S’plotësoni vitet e sigurimit, ja si të përfitoni pension social

Persona, të cilët nuk kanë qenë kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore ose për ata që kanë më pak se 15 vite pune të siguruara, mund të përfitojnë pension social në vlerën 6646 lekë në muaj. Sipas ligjit, pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit.

Për të përfituar pension social aplikuesi nuk duhet të  plotësojnë kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore. Personi mbi 70 vjeç dhe që nuk ka kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 15 vjet nuk përfiton pension të plotë pleqërie, pension të reduktuar pleqërie, pension invaliditeti. Për të marrë pensionin social përfituesi nuk duhet të kenë asnjë lloj të ardhure, që përfitohet nga çdo burim tjetër financiar. Përfitues mund të jenë edhe ata persona që kanë disa të ardhura, por që janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Të gjithë personat që janë mbi 70 vjeç nuk janë pjesë e skemës së pensioneve duhet të aplikojnë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe të plotësojnë formularin për pension social

Formulari

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj