‘Sulltani’ ruhet edhe në ajër, shikoni sigurinë e Erdogan gjatë fluturimeve

Fuqia dhe roli i Rexhep Erdogan, padyshim që kohët e fundit është shtuar shumë në Republikën e Turqisë. Kjo ka bërë që Erdogan të ketë edhe më shumë armiq.

Siguria e tij sidomos gjatë udhëtimeve është shumë e rëndësishme.

E tillë është edhe për qeverinë turke. Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka publikuar së fundmi disa foto në profilin e tij në Facebook, ku tregohet se si ai ruhet nga ajri.

Përveç forcave të shumta të cilat e ruajnë Presidentin në tokë, gjithҫka është menduar në mënyrën më të mirë që siguria e tij të jetë maksimale edhe në ajër.