Topalli “hakmerret” ndaj Berishës: Heshtja të bën bashkëfajtor!

Topalli nuk ka nguruar të nënvizojë se Basha ka qenë ministri më i përkëdhelur gjatë kohës së qeverisë Berisha. E drejtëpërdrejtë në qëndrimin e saj, ajo ka thënë se heshtja e Berishës në këtë drejtim, e bën bashkëfajtor.

“Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”, ka deklaruar ajo në emisionin “Komiteti”.

Topalli hedh edhe një akuzë të fortë kur thotë se Lulzim Basha e ka caktuar rezultatin. “Zgjedhjet në PD janë farsë”, përfundon ajo.