Turizëm 24 muaj, programet që financon Ministria e Ekonomisë

Një nga aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të turizmit në Shqipëri është zgjatja e sezonit turistik. Një turizëm i suksesshëm dhe cilësor sigurisht varet nga tërheqja e tregut për gjatë gjithë vitit. Përqendrim më i madh i turistëve është gjatë sezonit veror dhe ne plazhet e vendit por Shqipëria ka nevojë të njihet si një destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit duke promovuar destinacionet turistike lokale për të gjallëruar edhe aktivitetet e turistive gjatë verës. Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjerimin e sezonit turistik nëpërmjet diversifikimit të produktit turistik me modele inovative dhe promovimit të tij, si dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit në plazhet tona. Duke pasur parasysh këto objektiva kryesore, thirrja e këtij viti është e ndarë në tri tematika:

Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike me paketa inovative. Nën këtë tematikë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të bashkë financojë projekte që do të synojnë:

1.Zhvillimin e produktit turistik në mënyrë inovative drejt produkteve të interesit të veçantë me synim: argëtimin; shkëmbimin e eksperiencës dhe të të nxënit.

  1. Zhvillimin e produktit turistik duke kombinuar elemente të teknollogjisë inovative për njohjen sa më të gjerë të produktit.
  2. Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike, në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa turistike lokale , që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese.

Udhëzuesi