Udhëzimi, gati biletat elektronike për urbanët

Zbardhet udhëzimi për transportin publik të udhëtarëve, sipas të cilit së shpejti do të aplikohen pagesa elektronike. Udhëzimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton llojet e kartave e biletave elektronike, si edhe biletat në format letër me çmim të printuar.

Biletimi i ri do të jetë funksional si në transportin urban, ashtu edhe në atë rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar. Blerja e një bilete në formatin elektronik do të bëhet e mundur falë kartave Smart/financiare bankare, e cila është një kartë plastike që përdor një sërë teknologjish për t’u lidhur me lexuesin përkatës, ose e cila mund të funksionojë pa kontakt me këto pajisje certifikuese e kontrolluese.

Këto karta do të ndahen në dy kategori: të personalizuara me të dhënat e mbajtësit dhe jo të personalizuara (pa fotografi, emër apo të dhënë tjetër personale). Disa kategori qytetarësh do të përfitojnë shërbim falas brenda qytetit.

Bileta me çmim të reduktuar ose falas:

Invalidët e punës

Të verbërit

Jetimët

Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik

Studentët

Çdo subjekt ose kategori që mund të përfitojë në vijim, mbështetur në legjislacionin në fuqi

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj