Ulqini me çmime të kripura për pushuesit kosovarë

Pjesa më e madhe e pushuesve nga Kosova vazhdojnë t’i kenë si destinim kryesor për pushime plazhet e Ulqinit dhe Durrësit.

Megjithë ankesat e përsëritura të pushuesve për probleme në Durrës, çmimet në Ulqin janë larg më të larta.

Përderisa në Ulqin një çadër me dy shtretër plazhi kushton prej 7 deri në 10 euro, i njëjti në Durrës kushton nga 2 deri në 4 euro.