Vidhnin energjinë me grepa, në Prokurori 7 persona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon aksion për kontrollin e matësve dhe linjës së që përcjell energji në të gjithë vendin. Në kuadër të kontrolleve ndaj abonentëve debitorë dhe atyre që vjedhin energjinë elektrike, OSHEE e Elbasanit ka zbuluar dhe dërguar në prokurori 7 abonentë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shoqëruar në polici abonentët me iniciale: E. Z., familjar dhe P. T., biznes, kishin dëmtuar matësin; I. GJ., SH. M., dhe A. H., familjarë, vidhnin energji duke u lidhur me linjat elektrike përmes grepave. N. M., familjar, merrte energji direkt pa matës; M. D., familjar, merrte energji jashtë sistemit të matjes duke ndërhyrë brenda matësit. “Theksojmë se kontrollet janë pjesë e detyrës normale të OSHEE, por forcimi i masave shtrënguese për zbatimin e ligjit janë të nevojshëm për të konsoliduar më tej performancën e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë”-bën të ditur OSHEE .

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj