Zbuloni se si misrat ulin tensionin e gjakut

Jemi në periudhën ku sapo kemi hyrë në stinën e konsumimit masiv të misrave të pjekur.

Konica.al ju fton të zbuloni disa fakte interesante lidhur me përfitimet që sjell konsumimi i këtij lloj drithi, i cili ndihmon në uljen e një prej problemeve më të përhapura shëndetësore të shqiptarëve. Bëhet fjalë për tensionin e lartë të gjakut.

Është shumë e rëndësishme që të dini se misri vazhdon të jetë produkti numër një për të mbajtur të balancuar nivelin e kolesterolit në gjak, kjo pasi ul ndjeshëm rritjen e parametrave të yndyrës në organizëm. Misri luan rol thelbësor në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Ky produkt është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash.

Bazuar tek disa studime ndërkombëtare të kryera tek personat të cilët kishin kolesterol të lartë, rezultoi se pas një trajtimi ushqimor me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arritën rezultate mjaft të kënaqshme, të cilat tregonin ulje të theksuar të niveleve të kolesterolit të keq.

Gjithashtu, misri është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Por përveç konsumimit të misrave të pjekur, një përhapje të gjerë dhe të veçantë dominon edhe buka e misrit, e cila prej kohësh është rekomanduar nga mjekësia tradicionale shqiptare për shkakt të efekteve mbresëlënëse që jep.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj