25 mijë pronarët që presim kompensimin, ja si të informoheni për vendimin

Pronarët që presin të marrin paratë për kompensimin e pronës së konfiskuar në vitin 1945 mund të mësojnë në çfarë faze është shqyrtimi i dosjes vetëm me një kërkesë. Bëhet fjalë për rreth 25 mijë pronarë, që kanë aplikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe s’janë njohur ende me vendimin. “Të  gjithë subjektet që kanë një dosje pranë ATP dhe kërkojnë informacion në lidhje me ecurinë e dosjes së tyre mund të dërgojnë kërkese sipas formularëve Tip, i cili mund ti printoni dhe dërgoni me postë ose ti plotësoni pranë Agjencisë”-thotë ATP.

Dokumentacioni që duhet te paraqisni

-Formulari tip

-Fotokopje e kartës së identitetit

-Kopje vendimi nga ish KKP/AKKP(nëse ka)

-Dokumente te tjerë

Procedura e ofrimit të shërbimit;

  1. Subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në ATP ose e dërgon me postë duke bërë kujdes në të dhënat që vendos dhe paraqitjen e dokumenteve te kërkuar.

Afati

Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, afati për shqyrtimin e një kërkese është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë ATP.

FORMULARI

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj