Ambasadorët e Quint-it: Krijojeni sa më parë Qeverinë

Ambasadorët e Quint-it (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia) kanë shprehur brengën e tyre në lidhje me gjendjen politike në Kosovë.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, ambasadoret e vendeve më të fuqishme perëndimore kanë përkujtuar se Kosova ballafaqohet me një sërë sprovash, duke filluar me programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Me këtë rast, ambasadorët e Quint-it kanë vlerësuar se qytetarët e Kosovës “meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida”.

Është përgjegjësi e krerëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane, por që është përkrahur edhe nga përfaqësitë e tjera diplomatike në Kosovë.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj