Ambicia e Ramës, merr mbështetjen e Erdoganit

Kongresi Botëror i Naftës në Stamboll u shfrytëzua nga kryeministri Rama, për ti dhënë start një tjetër projekti madhor në Shqipëri. Qeveria shqiptare kërkoi mbështetjen e superfuqive botërore, për të nxjerrë nga dheu arin e zi në Shqipëri. Kryeministri Rama në takim me Erdoganin, prezantoi strategjinë e re për ekonominë shqiptare, të fokusuar në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.

Qeveria, theksoi Rama, e konsideron sektorin energjetik si strategjik dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptarë. Sipas tij, shtrirja e favorshme gjeografike e vendit, i jep mundësi Shqipërisë për një bashkëpunim më të gjerë rajonal dhe me Bashkimin Evropian.

“Është me shumë rëndësi fakti se Shqipëria është në rrugë kryqe midis lindjes dhe perëndimit, si një urë e vërtetë. Për shkak të vendndodhjes tonë gjeografike, Shqipëria do të gjendet përgjatë një prej itinerareve me të rëndësishme energjetike të botës që është TAP-i, që do të fillojë furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut në zemër të Evropës në 2019.

Besoj se kemi arritur mjaft me synimin e krijimit të një agjende te mirëfilltë të zhvillimit të sektorit energjetik të sigurisë energjetike e bashkëpunimit rajonal, duke parë për të pasur një portofol më divers, më të larmishëm të paketës energjetike”.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka ofruar mbështetjen e pakursyer për kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare, në projektet ambicioze në sektorin e hidrokarbureve.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj