Ari i zi, motori i zhvillimit ekonomik/ Shqipëria, front i ri?

Ari i zi vijon të mbetet motori kryesor i zhvillimit ekonomik kryesor në botë. Shqipëria, një nga vendet me rreth 80% të vendburimeve naftëmbajtëse të pashfrytëzuara, kalon këtë sektor në më prioritarin për ekonominë.

Kryeministri Rama, në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll përçoi mesazhin se qeveria shqiptare e ka vendosur industrinë e naftës dhe energjinë si një ndër prioritetet kyçe të saj. Ai e argumenton këtë me faktin se potenciali që ofron vendi ynë, është i jashtëzakonshëm, jo vetëm si pasojë e burimeve gjigande të arit të zi, por edhe si pasojë e pozicionit të favorshëm gjeostrategjik të vendit tonë.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama ka shprehur besimin se Shqipëria mund të jetë jo shumë vonë një ndër vendet lider në sektorin e naftës.

“A mund të bëhet Shqipëria front i ri i naftës? Kemi çdo mundësi për ta bërë, kemi strategji të qartë dhe shumë rezerva gazi e nafte. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompansë shtetërore.

Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit.

Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompansë shtetërore. Ka shumë për të folur për vendin dhe për të ardhmen e shkëlqyer ku do të jemi të suksesshëm, me praninë e partnerëve seriozë, por jemi entuziastë se së fundi është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri”, u shpreh Rama në Kongresin Botëror të Naftës, të mbajtur në fillim të muajit korrik.

Rama veçoi projektin TAP si mundësi për zhvillimin e industrisë së gazit në vend, i pritet të shtrihet edhe në Kosovë e Serbi.

“Pas TAP shpresojmë se do të jemi mbështetje për BE dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane edhe një degë të dytë Shqipëri-Kosovë-Serbi. Ky është momenti më i mirë për të investuar në këtë industri”, tha kreu i qeverisë.

Rama nuk ka kursyer falenderimet ndaj presidentit turk Erdogan,për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë turke.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj