Arsenal eksplozivi në Memaliaj, pranga 57-vjeçarit

Në sajë të një operacioni të koduar “Kurtjes”, në Memaliaj është sekuestruar nga policia një sasi e madhe eksplozivi.

Në banesën e Astrit Bilos, 57 vjeç, në fshatin Kurtjes është sekuestruar 1 kallëp tritoli 200 gr, 600 gram C4, 6.8 kg dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.

57-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj