Arsyet se përse duhet t’i thoni po pushimeve në det

Deti i bën mirë shëndetit tuaj!

Nëse ju nuk e dini, është me rëndësi të mësoni se mesatarisht uji i detit përmban 3.5 për qind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.

Pastron lëkurën

Kripërat minerale ‘bashkëpunojnë’ me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.

Forcon sistemin imunitar

Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 për qind pas notit ose banjës në det. Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.

Ngadalëson zhvillimin e reumatizmës

Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementet kryesore të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Largon ankthin

Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të relaksojë dhe të ulë nivelet e stresit. Epo kot nuk thonë ‘afër detit, afër mbretit’…