Asistenca e Tillerson për Ramën. Ndikimi i pushtetit të tij

Qeveria shqiptare i drejtohet për asistencë një prej njohësve më të mirë të fushës së naftës. Bëhet fjalë për ish-presidentin e një prej kompanive më të suksesshme në botë Exxon Mobile, Rex Tillerson. Edhe pse Tillerson ka shkëputur marrëdhëniet me industrinë  e naftës, ai ka mirëpritur idenë e kryeministrit.

Ky i fundit ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-në në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, ç’ka është pritur me shumë interes nga kryediplomati amerikan.

Rex Tillerson, i quajtur njeriu i 25-të më i fuqishëm i botës, ka qenë gjithashtu president i kompanisë më të madhe të naftës në botë, Exxon Mobile.

Me emërimin Sekretar i Shtetit, ai ka shkëputur lidhjet me kompaninë ku kishte dhe aksione, por ndikimi i tij në botën e naftës mbetet në nivele të larta.