Aubameyang lë stërvitjen, sinjal Milanit?

Sulmuesi i Dortmund, Aubameyang, është larguar nga stërvitja 30 minuta pasi i ishte bashkuar ekipit për shkak se nuk ndihej mirë, por kjo lëvizje ka shtuar dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij. Dortmund ka luajtur dje në Kupën e Gjermanisë kundër Rielasingen Arlen dhe Pierre ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ka shënuar 3 gola.

Aubameyang ka dalë hapur dhe vazhdon t’i dërgojë mesazhe Milan-it. Kështu, pas mesazhit të dhënë në Instagram (“Dua Milanin, por ata po flejnë gjumë”) ka ardhur një tjetër sinjal akoma më i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Tani, topi i kalon Milan, me drejtuesin Massimiliano Mirabelli që ka thënë javën e kaluar se objektivi i tij numër një ishte pikërisht Pierre-Emerick Aubameyang. Gjithashtu, drejtuesit kuqezinj kanë zbuluar në javët e kaluara se goditja e madhe në sulm do të realizohej pas mesit të gushtit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj